Google Website Optimizer

Jep rezultat faqja juaj e internetit ashtu si do dëshironit?

Google Website Optimizer

Jep rezultat faqja juaj e internetit ashtu si do dëshironit?

Keni pyetur ndonjëherë veten në qoftë se një dizajn ndryshe apo alternativë funksionale në faqen tuaj te internetit mund të çojë në rritjen e shitjeve tuaja online? A mundet një faqe tjetër kontakti të rrisë numrin e përdoruesve që komunikojnë me ju? Keni përdorur Google Analytics për të identifikuar pikat e dobëta të website tuaj? Mos po investoni një buxhet reklamash në Google AdWords ose në mënyra të tjera të reklamimit, në një website me dobësi? A jeni i kënaqur me kthimin e investimeve tuaja (ROI – Return On Investment)?

A ka ndonjë mënyrë për të identifikuar dobësitë e saj?

Çdo gjë mund të matet objektivisht me numra që nuk mund të vihen në dyshim. Përvoja jonë në analizën dhe interpretimin e statistikave të Google Analytics, njohuria që ne kemi fituar nga ndërtimi i dyqaneve të shumta në internet dhe websiteve të çdo lloji, por dhe menaxhimi i buxheteve të mëdhaja në fushatat e reklamave Google AdWords, na lejojnë që të kuptojmë shpejt dobësitë e një website dhe gjithmonë rekomandojmë zgjidhje specifike për ta përmirësuar atë.

Si mund të ndihmojë përdorimi i  Website Optimizer nga Google?

Ne nuk ju kërkojmë të besoni verbërisht opinionin tonë. Çdo gjë ju rekomandojmë apo ndonjë gjë që ju dëshironi të provoni, ne mund ta krahasojmë atë me Website Optimizer nga Google në kushte reale dhe të jemi të sigurt në fund të eksperimenteve, se zgjidhja që ne propozojmë përmirëson performancën e website-it tuaj. Me Google Website Optimizer ne mund të provojmë variacione të një website dhe do mundemi në fund të një periudhe të shkurtër kohe të përcaktojmë me saktësi statistikore, cili variant përmirëson performancën e website-it dhe rrit normën e konvertimit (conversion rate) të përdoruesve për një objektiv të caktuar (blerjet, abonimin, komunikimet, etj). Në këtë mënyrë ju do të jeni të sigurtë se koha dhe paratë tuaja do të vlerësohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pra, mos humbisni kohë, ju lutem kontaktoni me ne për të çuar faqen tuaj në nivelin maksimal.