Internet Strategy

This is the default page custom subtitle

 Internet Strategy

Ndani me ne qëllimet tuaja. Ne ndajmë me ju strategjinë për arritjen e tyre

Përvoja jonë e gjerë në web design, dyqaneve online dhe të portaleve të internetit dhe përfshirja jonë e përditshme në të gjitha mediat e reklamave online (google adwords, display advertising, social media marketing etj), na mundëson që të kemi një vizion të plotë se si duhet të jetë prania juaj në internet. Ne do të punojmë ngushtë me ju në mënyrë që të bluajmë në mendje një strategji gjithëpërfshirëse dhe për t’ju dhënë një plan të plotë të website-it tuaj, pavarësisht nëse do të zgjidhni për ta ndërtuar me ne apo jo.
Shërbimet këshilluese që ne ofrojmë, ndër të tjera, përfshijnë:

  • Vendosja e qëllimeve dhe objektivave.
  • Përcaktimi i audiencave të synuara.
  • Gjetja dhe shfaqja e avantazheve tuaja konkurruese.
  • Regjistrim i detajuar i specifikimeve teknike.
  • Përzgjedhja e zgjidhjeve të duhura teknologjike.
  • Analizë e hollësishme e projektimit dhe parametrave funksional të website-it.
  • Propozim i integruar reklamimi dhe promovimit të saj.

I vetmi vendim që ju duhet të merrni vetë, është zgjedhja e partnerit të duhur

Shihni praninë tuaj në internet me seriozitetin që ju shihni çdo lëvizje të biznesit tuaj. Mos humbisni kohë dhe të holla duke bërë lëvizje të copëzuara dhe me hope për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ne mund të fshijmë shpejt shqetësimin tuaj, duke ju paraqitur një studim të plotë të bazuar në përvojën tonë dhe njohuritë në fushën e internetit.
Specifikoni pra qëllimet tuaja dhe na kontaktoni për të planifikuar së bashku rrugën për ti arritur ato.